ShowBiz

Pas Vizion Plus-it, të qeshurat e papërmbajtshme kalojnë në studion e ABC News

 

 

Para pak ditësh moderatorja e Vizion Plus, Pranvera Borakaj u mbërthye nga një e qeshur e papërmbajtshme në transmetim dhe pamjet u bënë shpejt virale.

Çuditërisht një tjetër moderatore e njohur shqiptare ka marrë vëmendje së fundmi, për të njëjtën arsye. Bëhet fjalë për Mirela Milorin, e cila është një nga gazetaret e ‘ABC News’, e njohur për profilin serioz dhe profesional.

Ajo kishte të ftuar në studio opinionistin e njohur për publiku, Fatos Lubonjën. Po diskutonin për një fotografi të kryeministrit të Shqipërisë dhe komenti i detajuar i Lubonjës shkaktoi të qeshura në studio.

Mirela nisi të qeshte dhe nuk mundi të ndalonte për disa sekonda. Në përpjekje për t’iu rikthyer seriozitetit, me shumë vështirësi Milori mori situatën në duar.

Blogerit Olti Curri nuk i ka shpëtuar kjo situatë dhe e ka ndarë me ndjekësi e tij online. “Nje tjeter moderatore e kap e qeshura gjate emisionit live… Pse e kapi gazi Mirel Milorin ?!”, shkruan Olti.

https://www.instagram.com/p/BqcfWAUBgnj/

 

Link: https://www.instagram.com/p/BqcfWAUBgnj/

Burimi i fotos kryesore: ©ABC News