Motivet popullore dhe ritmet moderne janë përshtatur më së miri, ashtu si edhe një sërë artistësh bashkë në një projekt artistik shume interesant.
Gjela Duka, Taulant Gjoka e Mark Gjoka kanë sjellë “Mbretëreshë” një këngë që do shoqërojë me ritem dhe energji pozitive gëzitem tuaja familjare.
Muzika evoluon bashkë me kohën, por autenticiteti i melodive tradicionale nuk ndahet nga mendja, zemra e dora e krijuesit, që i kthehet herë pas here origjinës, për të sjellë një produkt me cilësi, ndjenja e vlera kombëtare.