ShowBiz

Spikerja e Tv Klan jep lajmin e mirë. Pret jo një, por dy fëmijë

Anjola Hamzaj është një nga spikeret më të njohura të ekranit, e gjejmë çdo ditë në edicionet informative të drekës në Tv Klan.

Ndërkohë, Anjola do të bëhet së shpejti nënë për herë të parë. Spikerja e ka dhënë lajmin ditën e djeshme teksa ishte e ftuar në emisionin ‘Rudina’. Ajo tregoi se është në muajin e 5-të të shtatzënisë dhe pret binjakë.

“Jam në muajin e 5-të, ndihem shumë mirë tani. Tre muajt e parë kam patur ato simptomat e zakonshme. Tani jam më e qetë, por psikologjikisht jam në fazën që mbledh informacion, lexoj gjiothë kohën, më duket sikur bëhesh edhe paranojake. Ndërsa më parë nuk doja t’ja dija kur bëhej fjalë për një bisedë shtatzënie, tani jam shumë e vëmendshme. Kam nisur fazën ku thuhet ‘shijohet shtatzënia’. Pres binjakë, një djalë dhe një vajzë. Të gjithë kur e marrin lajmin janë shumë të lumtur, por unë në fillim e përjetova me shumë traumë. Sepse edhe unë vetë jam binjake me motër dhe jam rritur me mamanë time që thoshte: ç’kam hequr unë me ju të dyja’. Po e kalova tani po shijoj anët pozitive’, tha Anjola.

Link: https://youtu.be/75127IPcoec?t=89

Burimi i fotos kryesore: ©TvKlan