Fill pas publikimit të projektit të tij të fundit, “Të du mom”, një nga reperët shqiptar më të sukseshëm, Stresi ndodhet në burg, pasi u arrestua nga policia e Tiranës.
Reperi u vu në pranga në një hotel në kryeqytet e mbi të rëndojnë akuza që ende duhet të veerifikohen. Ndërkohë, gjatë gjithë kësaj kohe vëmendja e medias është pozicionuar tek bashkëshortja e tij, Kejsi.
Kjo për shkak se këngëtari u arrestua në dhomën e hotelit teksa ndodhej me një vajzë tjetër edhe pse ky fakt nuk ndikoi aspak në marrëdhënien e çiftit, pasi Kejsi tha publikisht se beson vetëm versionin e të fejuarit të saj.
Ndërkohë ky i fundit ndodhet në qeli, Kejsi publikon shpesh postime për të.
Kejsi ka publikuar disa video të ëmbla ku Stresi shihet në gjumë, ndërkohë që ajo e përkëdhel dhe e puth.
Link: https://www.instagram.com/bkc___/
Link: https://www.youtube.com/watch?v=lljTC76VsPM
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BeV6FGVBB00/