ShowBiz

Kejsi kujton Stresin me videot më të ëmbla

Fill pas publikimit të projektit të tij të fundit, “Të du mom”, një nga reperët shqiptar më të sukseshëm, Stresi ndodhet në burg, pasi u arrestua nga policia e Tiranës.

Reperi u vu në pranga në një hotel në kryeqytet e mbi të rëndojnë akuza që ende duhet të veerifikohen. Ndërkohë, gjatë gjithë kësaj kohe vëmendja e medias është pozicionuar tek bashkëshortja e tij, Kejsi.

Kjo për shkak se këngëtari u arrestua në dhomën e hotelit teksa ndodhej me një vajzë tjetër edhe pse ky fakt nuk ndikoi aspak në marrëdhënien e çiftit, pasi Kejsi tha publikisht se beson vetëm versionin e të fejuarit të saj.

Ndërkohë ky i fundit ndodhet në qeli, Kejsi publikon shpesh postime për të.

Kejsi ka publikuar disa video të ëmbla ku Stresi shihet në gjumë, ndërkohë që ajo e përkëdhel dhe e puth.

Link: https://www.instagram.com/bkc___/ 

Link: https://www.youtube.com/watch?v=lljTC76VsPM

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BeV6FGVBB00/