Lori Hoxha së fundmi ka vendosur që përpos blogut, të nis rrugëtimin e saj edhe si youtuber, duke ndarë më ndjekësitdetaje nga jeta e saj.
Trashëgimtarja e Top Channel publikoi në adresën e saj në Youtube një video ku rrëfen 18 fakte mbi veten, që të tjerët nuk i kishin ditur.
Ndër to është dhe fakti që Lori urren ditëlindjen dhe shkak për këtë është bërë festa e vjetshme e ditëlindjes.
’E festova ditëlindjen në Shqipëri, por dy ditë më parë isha në festë në Londër, ku piva shumë alkool dhe përfundova në spital.E kur erdhi festa e ditëlindjes, njërëzit po pinin dhe unë nuk mundesha sepse shija e alkoolit do të më bënte të vdisja.Prandaj unë i shikoja dhe mendoja se duhet të shkoja në shtëpi.Nuk po qëndroja dot në festën e ditëlindjes time dhe prandaj e urrej tani, për çdo gjë që ndodhi vjet’ tregoi Lori.
Link: https://youtu.be/9zUGoBhfAn4?t=522
Burimi i fotos kryesore: https://youtu.be/9zUGoBhfAn4?t=522