ShowBiz

Moderatorja ia thotë në sy Zhejit: “Të kam fiksim!”

“Mos i fol shoferit” është një nga formatet më të pëlqyera në ekran. Sigurisht që fal punës dhe orgjinalitetit të aktores dhe moderatores Rudina Dembacaj.

Teksa ka pasur të ftuar moderatorin dhe analistin Artur Zheji, Dembacaj i ka shprehur hapur Zhejit pëlqimin që ka ndaj tij.

Biseda mes tyre është për të mos u humbur dhe mes të tjerash u tha:

Rudina Dembacaj: Unë vazhdoj të të kem fiksim edhe pse ti erdhe në studio.

Artur Zheji: Rëndësi ka që nuk fiksohemi. Domethënë sit ë thuash ti më ke fiksim, unë të shmangem.

Rudina Dembacaj: Bënke të vështirin ti se nuk e paskam kuptuar?

Artur Zheji: Jo, është dëshira që ti të përsërisësh fiksimin herë pas here. Që të shijohet mirë.

Rudina Dembacaj: Ti ke strategji Zheji? Unë jam delja në këtë mes

Artur Zheji: Nuk është ashtu, nuk jam unë kasapi këtu se në finale gjithmonë femra është kasapi i mashkullit.

Link: https://youtu.be/NeuUNYU3FZU?t=1789

Burimi i fotos kryesore: ©OraNews