ShowBiz

Iu shmang pyetjes së sikletshme, Vjollca Haxhiu bën një batutë epike për Sinan Hoxhën

Personazhet e shumtë të ftuar në “Shiko kush luan” kanë bërë që kjo e fundit të jetë një nga puntatat më të mira e më të ndjekura të këtij spektakli.

Një Luanë në pikun e suksesit ka vënë përballë njëri-tjetrit yjet e skenës së muzikës, si Sinan Hoxha i shoqëruar nga bashkëshortja Andrra, Gena dhe simpatikja Vjollca Haxhiu.

Në rubrikën “Ndaje ose haje”, gjatë së cilës personazhet shpesh detyrohen të japin informacione pikante, Andrra i ka drejtuar një pyetje të vështrë të shoqit, duke i kërkuar të përmend emrat e të dashurave që ka pasur para se të martohej me të.

Sinani ka vendosur të provojë ushqimet e pashishme, sëbashku me Vjollcën e cila teksa fusnin lugën në gojë, i thotë me humor Sinanit “Ama unë kam për të treguar, sepse une i di ato që ke bërë”.

Kjo është përcjellë me të qeshura nga të ftuarët e tjerë.

 

Link: https://youtu.be/XJMcMUz7tPc?t=6690

Burimi i fotos kryesore: ©TopChannel