ShowBiz

“Jemi shqipet kuq e zi”, hiti që bëri bashkë Vip-at patriot

Askush nuk e harron ndeshjen e tetorit mes Serbisë dhe Shqipërisë. Aty simbolet kombëtare u valvitën mbi stadium duke krijuar një situatë që tashmë e ka marrë historia.
Një ndër personazhet që më pas u pagëzua si heroi i flamurit ishte Taulant Xhaka, i cili mbrojti simbolet kombëtare.
Më i vogli i vëllezërve Xhaka na bëri krenar të gjithëve me guximin e tij dhe me nderimin që i bëri simboleve. Dy vëllezërit e kanë gëzuar shpesh sportdashësin shqiptar dhe në përgjithësi patriotët.
Kujtojmë këtu ndeshjen mes Zvicrës dhe Serbisë, ku Graniti festoi golat me simbole kombëtare.

Por ku e gjejnë frymëzimin këta trima të kohëve moderne?
Sigurisht te kultura te tradita e kudo ku shfaqet krenaria kombëtare. Jo vetëm ata, por edhe shumë personazhe të njohur, kanë marrë shumë frymëzim nga një këngë patriotike, që u bë thuajse menjëherë hit, në këtë atmosferë festash.
Pikërisht kënga e Nimon Mushkolajt, që titullohet “Jemi shqipet kuq e zi”. Vargjet burrërore të së cilës evokojnë vlerat mbarëkombëtare.

Video&Foto: https://www.youtube.com/watch?v=NsK-vpg76sk

Link: https://www.instagram.com/tx.34/

Link; https://www.instagram.com/granitxhaka/