ShowBiz

I kopjoi idenë, Kelvi Kadilli i nxjerr të palarat moderatorit grek

Moderatori grek i cili drejton emisionin “Gia tin parea” në televizionin Open Tv, Nikos Moutsinas është një ndër moderatorët më të dashur nga publiku.

“Golden Tv” është një nga rubrikat e tij më të ndjekura brenda emisionit, ku ai ironizon ngjarjet e showbizz-it dhe televizionet e tjera greke.

Detaji që bie në sy është video promovuese e këtij emisioni e cila është identike në koncept me promon e “Pop Culture” të sezonit që lamë pas. Video është publikuar nga kanali grek dhe po ashtu është bërë pjesë e rrjeteve sociale të moderatorit në datën 11 tetor 2018!

Në promon e cila u publikua për herë të parë në Top Channel në datën 6 shtator 2017, Kelvi Kadilli thyen ekranin e televizorit ku shkruhej “Select”, një mënyrë metaforike kjo për të mbyllur një kapitull të gjatë të programit më të dashur për të rinjtë dhe për të nisur një epokë të re të quajtur tashmë “Pop Culture”.

Kadilli nuk ka nguruar të postojë edhe një montazh në faqen e tij zyrtare në Instagram ku krahas videos krahasimore, ai i shkruan “Përpjekje e mirë” kolegut grek!

https://www.instagram.com/p/BqxA1mfA_Bu/

Link: https://www.instagram.com/p/BqxA1mfA_Bu/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BpXKmhnAeac/