ShowBiz

U tha se e kishin vjedhur, por si qëndron e vërteta e këngës së Dhurata Dorës

Kënga e sukseshme e Dhurata Dorës  ‘Jake jake’ ka bërë jehonë jo vetëm në vendin tonë, por edhe jashtë tij.

Në media së fundmi bëri bujë lajmi se kjo këngë është kopjuar nga një artiste bullgare. Por si qëndron e vërteta?

Këngëtarja bullgare, e cila quhet Djena ka publikuar të njëjtin version në gjuhën e saj dhe e ka titulluar ” Yako mi e”. Por a është kjo vërtetë një vjedhje flagrante?

Nuk është hera e parë që këngëtarja Dhurata Dora lakohet se është vjedhur, kjo ka ndodhur edhe me këngën “Ayo” e cila gjendet edhe në versionin turqisht.

Siç e ka pohuar edhe më herët në media këngëtarja, e vërteta është se çdo këngë e saj liçensohet jashtë dhe në të dy rastet e sipërpërmendura, është vetë këngëtarja nga Kosova, që i ka dhënë të drejtën artistëve të huaj, për ta risjellë krijimtarinë e saj në gjuhën e tyre.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=s5rJRYv2Vk4

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BqFL2I-n3Vq/