Prej javësh reperi i njohur Stresi ndodhet në burg, i akuzuar si pjesë e një bande kriminale. Ai i ka habitur të gjithë teksa ka telefonuar në emisionin e mëngjesit “Aldo Morning Show”.
“Arkimed Lushaj nga burgu i Fushë-Krujës” ka thënë reperi duke habitur Aldon, i cili i tha se në fakt mendonte se Stresi ndodhej në burgun e Tiranës. “Janë 450 të burgosur që po presin këtë telefonatë dhe po ju shohin live tani. Po qesh i gjithë sektori. Kam ardhur këtu për t’u rehabilituar pak. Ndihem shumë mirë këtu. Gjithmonë djali i prapë, por djali me shpirt të mirë. Mora thjesht për të dëgjuar zërin dhe për t’ju thënë, jeni shumë të mirë dhe më mungoni këtu ku jam”, është shprehur Stresi.
Kur moderatori e pyet se kur do të bëhet gjyqi, apo kur do të dalë, Stresi përgjigjet: “Tani, te drejtësia shqiptare kemi besim. Ata e dinë se unë jam i pafajshëm, i gjithë burgu po pret amnistinë. Duhet të jetë para Vitit të Ri. Ka shumë të burgosur që janë kot këtu. Drejtësia këtu te ne blihet me lekë”. Gjithashtu, reperi zbuloi se nuk do të jetë në “Kënga Magjike” fizikisht, por do e ndjekë nga burgu. Nuk dihet nëse kjo deklaratë nënkupton se ai nuk është pjesë e konkurrimit, apo nëse në këtë rast do të përjashtohet nga gara, edhe pse është më i klikuari deri tani në “Youtube” me këngën “Të du mom”.
https://www.instagram.com/p/Bqzc6GNnhKI/
Link: https://www.instagram.com/p/Bqzc6GNnhKI/
Link: https://youtu.be/MBypFZnTFr4?t=4576
Link: https://www.youtube.com/watch?v=lljTC76VsPM
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bo9g7FdnLaC/