Në emisionin “Shiko kush luan’ mes shumë emrave të njohur kanë qenë këngëtari Dren Abazi dhe moderatorja Leila Kraja.
Dren Abazi ka flirtuar disa herë me moderatoren dhe kjo u vu re edhe nga publiku.
Madje dyshja kërcyen së bashku, ndërkohë që Dreni i përshpëriste në vesh dhe e puthi në faqe.
Këtë fakt këngëtari e ka pranuar edhe kur është pyetur nga Fifi se me cilën femër ka flirtuar së fundmi, ndërkohë që Dreni tha emrin e Leilës.
“Këto kanë gjithë emisionin që flirtojnë me njëri-tjetrin. I kam parë me këto dy sy. Ma merr mendje që në fund të këtij emisioni do krijohet një çift”, tha Fifi me shumë bindje.
Link: https://youtu.be/aijGCxyaxrg?t=4916
Burimi i fotos kryesore: ©Top Channel