ShowBiz

Nuk donte të përballej me ish-in e saj Mc Kreshën? Rozi i vë kapak aludimeve

Kërngëtarja, aktorja dhe moderatorja Rozana Radi do të jetë pjesëmarrëse edhe këtë vit në Këngën Magjike.

‘Kur përfundon një dashuri si kjo e jona’ është titulli i këngës së saj.

Ajo prezantoi këngën në të njëtjën ditë me Mc Kresha dhe Fifi. ‘Psikopatja jote’ ka marrë miliona klikime brenda një kohë shumë të shkurtër.

Duke ditur që Rozana dhe Kresha vite më parë ishin në lidhje, por prej kohësh kanë ndarë rrugët, por ishte “Kënga Magjike” që i bëri bashkë në një skenë, u tha se Rozana ka kërkuar të mos xhirojë një ditë me Mc Kreshën për tu mos u përballur me të.

Mirëpo Rozana jua ka mbyllur gojën të gjithëve me përgjigjen që ka dhënë në Instastoryn e saj.

E pyetur nga një fanse se si i ke raportin me McKreshën dhe Fifin, Rozana i është përgjigjur: ’Shumë të mira.Unë bashkë me Era Rusin kemi qënë inisiatoret që Fifi të vinte në Tiranë dhe të vazhdonte karrierën këtu. Dhe kemi bërë shumë mirë se Fifi ja doli shumë mirë’.

Link: https://www.instagram.com/rozana_radi/

Link: https://www.youtube.com/watch?v=GlWjfO30zLM

Burimi i fotos kryesore: ©Tv Klan