ShowBiz

“Nuk është për të qeshur…njerëz budallenj”, shpërthen Majk, tregon pse nuk i ecën me femrat

Reperi i sukseshëm kosovar Majk, ka shpërthyer ndaj të gjitha femrave duke i dedikuar atyre disa fjalë të prera.

Nëpërmjet një statusi në Instagram, autori i hitit të fundit “Qikita”, ka ironizuar mënyrën e jetesës së shumë femrave, të cilat vishen shtrenjtë ndërkohë që nuk kanë as punë.

“Shtikllat 1000 euro, ajfonin 1000 euro, çantën e dorës 1000 euro, e rrogën e kanë 300 euro, ose janë pa punë. Femrat në qytetin tim, woow si e bëni këtë, dmth ju jeni mrekulli”, ka shkruar Majk me ironi.

Sipas reperit, materializmi është arsyeja pse nuk po martohet dhe po ndahet shpesh nga të dashurat.

“Edhe akoma po më pyesin pse nuk po martohem ose pse po ndahem. Njerëz budallenj. Edhe unë jam Kosove more hej. Dhe nuk është aspak për të qeshur”, ka shkruar Majk i revoltuar.

Link: https://www.instagram.com/majkaveli/

Link: https://www.youtube.com/watch?v=dPYrjpU2xS8

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BoyjVZChwpM/