ShowBiz

Sherr mes Beatrix dhe Anxhelina?! Kushërirat nuk flasin me njëra-tjetrën, dalin provat

Anxhelina Hadërgjonaj dje festoi ditëlindjen e 26-të.

Urimin e parë ajo e mori nga e ëma e saj Albëria Hadërgjonaj  e cila e emocionoi vajzën së saj.

Gjithashtu Anxhelina mori shumë urime nga miqtë dhe të afërm të saj, por ajo që ra në sy ishte se Beatrix kushërira e këngëtares nuk i bëri urimin e saj.

Në media u aludua dhe bëri bujë lajmi se kushërirat janë zënë njëra me tjetrën dhe nuk kanë marrëdhëniet e mëparshme.

Kjo zënkë mund të vërtetohet dhe me faktin se dy vajzat nuk komentojnë më e as pëlqejnë fotot e njëra-tjetrës, madje-madje nuk e ndjekin më njëra-tjetrën as në Instagram.

Ndërsa me Albanin marrdhëniet janë tejet normale.

 

 

Link: https://www.instagram.com/anxhelina/

Link: https://www.instagram.com/beatrixramosaj/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BqTAqjgB_Ev/ / https://www.instagram.com/p/BqhaGWDHvHE/