Këngëtarja e njohur Eneda Tarifa njoftoi se nuk do të ishte më pjesë e jurisë së spektaklit “The Voice Kids” vetëm një ditë më parë. Ky vendim ishte për shkak të angazhimeve të shumta personale.
Menjëherë pas lajmit të largimit të Enedës, bëri bujë lajmi se vendin e saj në këtë spektakël do ta zënë një tjetër emër i muzikës shqiptare, Arilena Ara.
Si pasojë, në shumë media online qarkulloi lajmi Arilena do të zëvendësojë Enedën në jurinë e “The Voice Kids”. E një lajm të tillë e ka publikuar Olti Curri në “Instastory”-n e tij. Gazetari dhe blogeri i njohur ka ironizuar Arilenën duke shkruar: “Ouuu…ça do bëjë aty? Do konkurojë!!!”.
Link: https://www.instagram.com/olticurri/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bcry-b1HjHW/ / https://www.instagram.com/p/Bqar8bBBcCf/