ShowBiz

Ameli, një 3 vjeçare plot talent

E vogla e familjes Skënderaj, Ameli, ka filluar të mësojë këngët për Krishtlindje, pranë pianos bashkë me të mami Miriam.

Miriami publikoi foton e vajzës së saj dhe shkruajti:

“Duke mësuar këngët e krishtlindjeve. Alban po të presim me mall”.

Këngëtari i njohur është aktualisht në SHBA për disa koncerte.

Artistja e vogël e familjes ka vendosur t’i bëjë të gjitha vetë duke krijuar një performancë të plotë, këngë dhe kërcim.

Miriam ka publikuar edhe një ‘InstaStory’ ku tregon se Ameli i ka përshtatur tekstet sipas dëshirës.

https://www.instagram.com/p/BrNRo33B9Id/

Link: https://www.instagram.com/p/BrNRo33B9Id/

Link: https://www.instagram.com/miriamcani/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BqxwtNYh0Xl/