ShowBiz

Rozana flet për herë të parë për përballjen me Mc Kreshën në “Kënga Magjike”

Disa vite më parë Rozana Radi dhe reperi Mc Kresha Rozana kanë qenë në një lidhje dashurie. Ndërsa këtë vit, ata u përballën tek “Kënga Magjike” ku ishin të dy konkurrentë. Lidhur me këtë të gjithë jemi bërë kuriozë se si ka qenë përballja e tyre dhe u komentua po ashtu në media.

E ftuar në emisionin “Thumb”, Rozana Radi ka folur për herë të parë për detaj. Këngëtarja është pyetur nëse kanë folur apo janë përshëndetur dhe ajo nuk ka ngurruar të tregojë:

“Posi jo, sapo u përshëndetëm. Ne nuk kemi vrarë asnjeri pastaj kemi 6 vite të ndarë. Unë bashkëjetoj me një njeri që e dua shumë dhe i hëngsha dasmën Kreshës”.- ka përfunduar Rozi duke qeshur.

Duket se Rozi dhe reperi ruajnë raporte të mirë miqësore.

Link: https://youtu.be/I6BclmRjefw?t=827

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BrA20x3BpGd/