ShowBiz

Janë ndarë “Babastars”?! Publikimi i fundit i Getoarit flet qartë për marrëdhënien me Agon Amigën

Ata kanë qenë ndër të parët që kanë krijuar grupin ‘Tingulli Trent’dhe kanë parë suksesin në sy prej shumë vitesh.

Fjala është për Getoar Selimin dhe Agon Sulejmani ose i njohur si Agon Amiga,

të cilët së bashku me disa reperë të tjerë si Majk, Onat, Skivi dhe Cozman, krijuar grupin ‘Babastars’.

Pas shumë vitesh karrierë dhe këngësh të suksesshme, u fol se këtij grupi po i vjen fundi.

Dhe shkak për këtë ishte kënga e Agon Amiga  “Oh bir”, që u mendua si një lloj thumbimi për reperin tjetër Getoar Selimi.

Por mesa duket kjo nuk është e vërtet dhe këtë e tregoi veprimi i Getoarit.

Agon Amiga ka hedhur në treg këngën e tij më të fundit dhe reperi në formë mbështetje e ka publikuar atë në profilin e tij të ‘Instagramit’.

Madje ky projekt është hedhur në kanalin e ‘Babastars’ ne ‘Youtube’, duke hedhur kështu poshtë çdo fjale për problemet mes emrave të mëdhej të muzikës.

https://www.instagram.com/p/BrTTdsKBdJ-/

Link: https://www.instagram.com/p/BrTTdsKBdJ-/

Link: https://www.youtube.com/watch?v=OA_hBwl4wIc

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BpNR-Yhg5Mj/