ShowBiz

“Do të të thyej zemrën…” Kë po pralajmëron Bebe Rexha?

2018-ta për Bebe Rexhën ka qenë viti i sukseseve të njëpasnjëshme.

Ajo është nominuar dhe si ‘‘Artisti më i mirë’ në ‘Grammy Awards’, lajm i cili e bëri të shpërthej në lotë nga gëzimi këngëtaren.

Por porsa i përket jetës private këngëtarja ka kohë që nuk përflitet për një histori dashurie.

Madje ajo ka deklaruar para disa muajsh që kishte 4 vite pa të dashur dhe se dashuria e saj më e madhe për momentin është muzika.

Por ditën sotme këngëtarja ka shkruar në Instagram, diçka që është komentuar shumë.

“Do të të thyej zemrën. Të paralajmërova”, shkruan shkurt Bebe.

https://www.instagram.com/p/BrWGBJFHPj7/

Link: https://www.instagram.com/p/BrWGBJFHPj7/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bq5l1snHewW/