Ku dëgjohet zëri i tij dhe emri i tij, fillon festa. Eshtë vërtet sinonim i atmosferës shpërthyese, i papërsëritshmi dhe pasionanti Sinan Hoxha.
Pas më shumë se një viti shkëputje nga krijimtaria, pasi angazhimet koncertore nuk i kanë lënë shumë hapësira kohore, rikthehet me energjinë e tij të pashtershme Sinan Hoxha.
“Mama mia” një bashkëpunim me 2 Step dhe Almenda, është hiti që ka rikthyer në “Top” mbretin e skenës.
Performanca edhe në klip është fantastike dhe koreografia mjaft e veçantë, ka bërë që ky projekt përveç atmosferës që përcjell, të tregojë edhe një angazhim serioz dhe profesional.
Pa humbur kohë shijoni “Mama mia”.
Video&Foto: https://www.youtube.com/watch?v=ZnINn-1tH8Y