Në janar, pritet që në ekranin e Top Channel të fillojë ‘The Voice Kids’, dhe një nga anëtaret e jurisë do jetë këngëtarja Arilena Ara.
Duket që përzgjedhja e produksionit të ‘The Voice’ ka ngjallur shumë reagime.
Pasi gjatë ditës së sotme tek ‘E diela shqiptare’, tre aktorët e humorit Besi, Olsi dhe Erioni e kanë komentuar.
Kur në monitor u shfaq fotoja e Arilenës, Besi tregoi se do ishte pjesë e jurisë për të vlerësuar të vegjëlit. Menjëherë Olsi ka reaguar i habitur ku ka cituar: ‘Arilena antare po fëmijët do ti thonë të keqen sa qenke rritur’. Kjo ka shkaktuar shumë të qeshura mes tyre dhe në publik.
Link: https://youtu.be/aS3unXMndyY?t=2220
Burimi i fotos kryesore: ©Tv Klan