I ftuar sot në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, ishte Arkeli, një i ri i dashuruar me nënën e dy fëmijëve me të cilën bashkëjeton. Arkeli tregoi si u njoh me Armandën dhe e ftoi atë në studio për t’i treguar sa shumë e dashuron.
“Me Armandën jam njohur në një spital në Durrës, para disa muajsh. Unë isha atje për hallën, ndërsa ajo kishte shtruar vëllain e saj dhe ishin në të njëjtin pavion. Nëpër korridore kam parë Armandën, ndërsa unë po kërkoja për doktorë. Kam pyetur infermieren lidhur me Armandën nëse ajo ishte e shtuar vetë, dhe infermierja më tha se ka vëllain.
Të nesërmen e takoj Armandën dhe i them se ishte vëllai, folëm pak dhe më pas ajo hyri në dhomë. Në mbrëmje ajo u largua nga spitali dhe unë vendosa ta ndiqja, e mësova shtëpinë se ku e kishte. U ktheva më pas tek halla, në spital. Të nesërmen i them që dua të pimë një kafe, tek kafja e spitalit.
U ulëm në kafe, biseduam për jetët tona. E pyeta nëse ishte beqare dhe ajo më tha që është e martuar dhe ka dy fëmijë. Duke folur më shumë ajo me tregoi se ishte e divorcuar. Më tregoi për të gjitha vuajtjet dhe bisedat me ish-burrin. Po, ndërkohë që zemra ime më rrihte fort dhe i thashë të lutem më jep numrin të jemi miq.
Për më tej ndiqni rrëfimin e jashtëzakonshëm.
Link: https://youtu.be/xdFFWuLn0cc?t=17
Burimi i fotos kryesore: ©Tv Klan