Lajmi për pritjen e ëmbël të bukuroshes Almeda Abazi, bëri bujë në media.
Ajo dhe aktori i famshëm turk Tolgahan Sayisman, po presin fëmijën e tyre të parë.
Modelja e njohur ka zgjedhur që këtë periudhë të bukur të jetës së saj, ta ndaje edhe në rrjetet sociale me ndjekësit.
Para disa ditësh ajo na tregoi sesi dukej me barkun e rrombullakosur.
Jo vetëm kaq por Almeda është rikthyer pas në kohë, duke publikuar foto nga dita kur dëgjoi për herë të parë rrahjet e zemrës të së birit.
Bukuroshja duketse po përjeton një emocion të jashtëzakonshëm që tanimë ka zgjedhur ta ndajë me fansat e saj online.
Link: https://www.instagram.com/almeda92/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BpPe6-KBx5E/