Moderatori i emisionit “Pop culture” Kelvi Kadilli qe i ftuar në emisionin “Mos i fol Shoferit” të Rudina Dembacajt. Në një moment gjatë intervistës ka rrëfyer se çmendej kur nuk merrte vëmendje. Duke folur për fëmijërinë e Kelvit, familjen, ai ka rrëfyer se ka dhe dy motra më të mëdha dhe që i vogël ai donte të kishte gjithmonë vëmendje, por edhe sot cmendet në të tilla raste. “Ndoshta kjo ndodh edhe sepse jam rritur me tre nëna, në fjalë për dy motrat më të mëdha, por është e vërtetë sot e dua vëmendjen. Çmendem kur nuk më japin vëmendje bëhem keq”, u shpreh Kelvi.
Ndaj edhe bëhet më e qartë pse formati që ai drejton nuk njeh limite.
Link: https://youtu.be/KaCQFHSurvE?t=2213
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BqDRUm-gQ7_/