ShowBiz

Janë zënë keq! Anxhelina Hadërgjonaj befason me deklaratën për Beatrixin

Sherri midis dy kushurirave, Anxhelina Hadërgjonaj dhe Beatrix Ramosaj, bëri shumë bujë mediatike së fundmi. U aludua se konflikti mes tyre kishte nisur për shkak të grimierit  të njohur Ariel, i cili është njëkohësisht shoku i ngushtë i Anxhelinës.

Dyshohet se fillimi i këtij konflikti ka ardhur për shkak të grimierit të famshëm Ariel, pasi Beatrix i kishte kërkuar atij që ta ndihmonte për t’i hapur mundësi të reja në Los Angeles, një kërkesë që nuk është pritur mirë nga Anxhelina, e cila jeton me grimierin.

E ndonëse janë zënë, duket se Anxhelina nuk i mban asnjë mëri Beatrixin, edhe pse ajo e hoqi nga ndjekësit atë, motrën e saj dhe mamanë e tyre, Albërien.

Nëpërmjet një statusi në Instastory, Anxhelina ka bërë të ditur se i ka falur të gjithë personat me të cilët është zënë në 2018 për të shkuar në 2019 me një mendje e zemër të pastër.

Po eci drejt 2019-s me një zemër dhe mendje të pastër. Nëse më detyrohesh diçka, mos u shqetëso. Nëse më ke bërë diçka të gabuar, gjithçka është në rregull, mësimet u morën. Nëse je i zemëruar me mua, fitove sepse unë e lashë të iki! Nëse nuk flasim, është në rregull, sinqerisht të uroj gjithë të mirat. Nëse ndjen se kam gabuar me ty, të kërkoj falje, nuk ka qenë e qëllimshme.  Jam mirënjohëse për çdo eksperiencë që kam kaluar. Jeta është shumë e shkurtër për t’u kapur pas inatit, zilisë, stresit apo dhimbjes. Kjo shkon për 2019, do t’a bëj një vit pozitiviteti dhe një sezon faljeje. Gëzuar Krishtlindjet 2018”, ka shkruar Anxhelina në këtë postim mjaft eksplicit.

Link: https://www.instagram.com/anxhelina/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BoFLyncnD-D/ / https://www.instagram.com/p/Bowj3ccF3SS/