ShowBiz

Pasi shkëlqyen në “Kënga Magjike” Fifi imiton në mënyrë epike Ronela Hajatin

Dy nga këngëtaret më interesante të skenës, Fifi dhe Ronela Hajati, ishin konkurrente këtë vit në spektaklin “Kënga Magjike 2018” dhe këngët e tyre u pritën shumë mirë nga publiku.

“Vuj” e Ronelës dhe “Psikopatja jote” e Fifit kanë marrë me miliona klikime në Youtube, duke u kthyer kështu në hite të momentit.

Së fundmi, është publikuar një video nga prapaskenat e “Kënga Magjike”, ku shihet Fifi teksa imiton Ronelën, ndërsa ajo është duke performuar në skenë.

Këngëtarja kosovare shihet duke imituar lëvizjet që bën Ronela gjatë performancës së këngës “Vuj”, duke kapur me duar fustanin njësoj si Ronela dhe teksa këndon këngën.

Link: https://www.instagram.com/fifi.official.fr/

https://www.instagram.com/p/BqfxYJTlVSj/

Link: https://www.instagram.com/p/BqfxYJTlVSj/

Link: https://www.youtube.com/watch?v=GlWjfO30zLM

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BrqaLp_n846/