ShowBiz

Kur ia mbushi sytë me lotë Ardit Gjebresë?

Moderator, producent, këngëtar, i gjithanshëm dhe shumë i dashur për publikun. Ardit Gjebrea është një nga figurat historike të televizionit por edhe një kryefamiljar i përkushtuar.

Ai do të jetë i ftuar këtë të dielë në “Familja” në Tv Klan dhe lajmin e dha vetë moderatori, Turjan Hyska përmes videos së mëposhtme.

Në një tjetër fragment, Anna, vajza e Arditit qëndron pas tavolinës së Veliajt, teksa ky i fundit dhe vetë Arditi e shohin duke buzëqeshur. “Ti je Arditi i të gjithëve, ama unë jam Anna e Arditit dhe për këtë gjë jam shumë e lumtur,” i thotë Anna, duke e përlotur. Në fund të videos, teksa përqafon të bijën, Arditi kthehet dhe vë re djalin, Jonin e habitet. Nuk është shumë e qartë ç’po ndodh këtu, por skena është mjaft prekëse.

https://www.instagram.com/p/Br5gEbOAlli/

Link: https://www.instagram.com/p/Br5gEbOAlli/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Br5gEbOAlli/