ShowBiz

Zhvishet “Gangsterja e Elbasanit”, “ndez” fansat teksa mban gjoksin me duar

Qëkurse u kurorëzua si “Miss Universe Albania 2018” bukuroshja Trejsi Sejdini është shndërruar në një nga femrat më të përfolura në showbizin shqiptar. Ajo e përfaqësoi Shqipërinë në Tajlandë, në eventin madhështor “Miss Universe”, ku edhe fitoi çmimin si kostumi më i bukur kombëtar, pasi u shfaq duke sfiluar kuq e zi.

Ditën e sotme, 18-vjeçarja e njohur edhe si ‘gangsterja e Elbasanit’, për shkak të karakterit të saj rebel, ka ‘ndezur’ Instagramin teksa ka publikuar foto topless. Trejsi shihet duke mbajtur gjoksin me duar, ndërkohë që ka veshur vetëm xhinse.

Ndërkohë krahas fotove ka cituar vargjet e këngës së reperes Nicki Minaj, në bashkëpunim me Future, me titull “Sir”. “Bleji asaj një biletë zotëri, ajo është një fanse zotëri, se mbaj dot burrin e saj larg Instagramit tim, zotëri,”- shkruan Trejsi në krahë të fotove.

Link: https://www.instagram.com/p/Tr0xK7qBC1j/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BqQYEOgB0i5/