ShowBiz

Gjiko feston ditëlindjen, Elita i bën një dedikim drithërues

Eshtë një ditë shumë sepecjale kjo e sotmja për reperin e njohur shqiptar Gjiko, i cili feston ditëlindjen. Në këtë moment të veçantë për të nuk mund të mungonte urimi i bashkëshortes së tij, moderatores Elita Rudi.

Kjo e fundit ka zgjedhur Instagramin, ku i ka bërë partnerit të saj një dedikim mjaft emocionues.

“Bebi jonë do të jetë më shumë me fat të të ketë një baba si ty dhe unë jam shumë me fat që të kam si partner. Gëzuar ditëlindjen vogëlushi im, ‘partneri im në krim’ dhe princi im! Dua thjesht të dish sa falënderuese jam që kam një bashkëshort kaq të mrekullueshëm sa ty! Më ke bërë një grua dhe bashkëshorte më të mirë. Do të jem gjithmonë mirënjohëse që jam gruaja jote dhe jam shumë krenare për jetën që po ndërtojmë bashkë. Mezi po pres të kthehem në shtëpi dhe të llastohem gjithë ditën, të dua shumë edhe tani në shtatzëni dhe e urrej kur jemi larg nga njëri-tjetrit, sepse me muajt e fundit të vërtetë nuk mund të jetoj pa masazhin tënd të këmbëve, kështu që kam nevojë për to çdo ditë. P.s. do të jap dhuratën më të madhe shumë shpejt. Je gjithçkaja ime”, – ka shkruar Elita e emocionuar dukshëm.

https://www.instagram.com/p/BsKotIYgqPW/

Link: https://www.instagram.com/p/BsKotIYgqPW/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BsKotIYgqPW/