Talenti i përcjellë nga babai te i biri, është një trashëgimi mjaft kuptimplotë në ato familje ku mbizotëron dashuria, pozitiviteti dhe sigurisht talenti genetik.
“Arapçiu lagjes” është një projekt ku Luan Rrapushi ka përfshirë edhe të birin, Xhonatanin. Klipi ka korrur sukses dhe është pritur mjaft mirë në publik.
Ritmi interesant dhe modeli që ati i jep birit, sigurisht është ai i suksesit në art dhe i pasionit në gjithçka që bën.
“I vogël isha edhe unë o çun, arapçiu lagjes jam dhe unë”. Ngjashmëria mes të dyve, mbi të gjitha vihet re në karakterin e tyre dhe përmes kësaj kënge Luani mbi të gjitha i trashëgon shpirtin të birit.
Kënga do iu bëjë të kërceni, ndaj ndiqeni pa humbur kohë.
Video&Foto: https://www.youtube.com/watch?v=CBcsoBu5Nss