Së fundmi këngëtarja e mirnjohur Eneda Tarifa ka publikuar këngën e saj më të re, ‘Nuk ia vlen’, një baladë emocionuese të cilën publiku e priti shumë mirë.
Pas publikimit, reagimi qe thuajse i menjëhershëm dhe në disa media u përhap lajmi se kjo këngë ishte një dedikim i Enedës për ish-bashkëshortin e saj, Erjon Zaloshnja. Pasi qëndroi e heshtur pas kohë këngëtarja vendosi të flasë publikisht për këtë çështje dhe të qartësojë gjithçka.
E ftuar në emisionin ‘Trokit’, Eneda u shpreh: “E ka shkruajtur Fifi. Unë jam e penalizuar të bëj këngë të ndjera, se do bëjnë lidhje portalet. Këngët s’janë gjithmonë personale”.
Eneda tregon se nuk e kishte menduar që kënga do të shihej në këtë këndvështrim dhe e ka kënduar sepse e ka pëlqyer që kur e ka dëgjuar në fillim.
Këngëtarja i ka kërkuar kryeministrit që të vendos në zbatim ligjin anti-shpifje, që të ndalohet publikimi i të tilla lajmeve të rreme.
Video&Foto: https://www.youtube.com/watch?v=dnewUT0fYDc