ShowBiz

Shef Renato tregon shifrën e pabesueshme të pjatave, që theu në “Hell’s kitchen”

Përgjatë këtyre javëve të fundit, “Hell’s Kitchen” në Top Channel, ishte padyshim një nga emisionet më të komentuara. Ajo që tërhiqte vëmendjen ishte sjellja agresive e shef Renatos, ku asnjë puntatë nuk kalonte pa thyerje pjatash.

E ndërsa të gjithë me siguri janë bërë kuriozë se sa pjata mund të jenë thyre, shef Renato u ka shuar të gjithë kureshtjen. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mekolli shprehet se gjatë gjithë emisionit janë thyer plot 412 pjata.

“Pyetja që ju ka ngacmuar të gjithëve gjatë gjithë episodeve të ‘Hell’s Kitchen’: Sa pjata u thyen? Kuriozitetin po u’a shuaj sot më në fund… Gjatë 12 javëve të HK janë thyer 412 pjata. Fiksimin e thyerjes së pjatave e kam nga buzuket e Greqisë… Thyejmë pjata dhe hedhim karafila kur kërcejmë në buzuk …” – ka shkruar Renato, ndërsa paralajmëron se shumë shpejt do të vijë me një format të ri televiziv.

https://www.instagram.com/p/BsQsO3yhttG/

Link: https://www.instagram.com/p/BsQsO3yhttG/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BsOG5j-hpz9/