Reperi Stresi dhe e partnerja e tij Kejsi janë një ndër çiftet të cilat kanë marrë jo pak vëmendje këto muajt e fundit.
Prej 2 muajsh Stresi ndodhet në burg, pasi u arrestua në një hotel në Tiranë, ndërsa nga ana tjetër Kejsi vijon me dedikimet në rrjetet sociale.
Kejsi ka publikuar në profilin e saj në Instagram një foto me partnerin teksa kanë pozuar të dy veshur me të bardha, ndërsa vjehrra e Kejsit, mamaja e Stresit ka zbuluar se shumë shpejt do t’a shohë nusen të veshur me të bardha, pasi çifti do të bëjë dasmë.
“Shumë shpejt veshur me të bardha Kejsi. Do jesh nuse kopertinash. I dua Stresin dhe Kejsin”, shkruan mamaja e Stresit.
“Kam vjehrrën që çdo vajzë dëshiron të ketë.”- shkruan Kejsi mbi foton e postuar.
Link: https://www.instagram.com/bkc___/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BrQA1CIn9CW/