ShowBiz

Për festën e beqarisë, Afrona Dika, zgjedh një nga ishujt më të bukur

Blero dhe Afrona Dika, në 21 shtator të këtij viti do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë.

Ata kanë vendosur ta organizojnë ceremoninë tek Rana e Hedhun në një nga hotelet më të bukura të bregdetit.

Çifti kanë nisur nga përgatitjet, por si të gjitha vajzat, Afrona duket më e entuziazmuar.

Ajo ka menduar edhe për organizimin e festës së saj të beqarisë dhe ka zgjedhur një nga ishujt më të bukur të Greqisë.

Afrona ka publikuar një ‘Instastory’, nëpërmjet së cilës ka treguar se festa do të mbahet në Mikonos pas 5 muajsh.

“Mezi po pres. Festa ime e beqarisë me vajzat e mia”, – shprehet ajo e emocionuar.

Link: https://www.instagram.com/afronadika/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BrXoZ5IBbFW/