Mimoza Shkodra dhe Seldi Qalliu ishin ndoshta çifti më i përfolur i 2018-ës. Fillimisht fejesa e më pas ndarja e tyre u mediatizuan shumë.
Ndarja e tyre, edhe pse u tha që ishte në mënyrë paqësore, u pasua nga deklarata të shumta.
Në fillim ishte Seldi që foli nga skena e ‘Dance with me’, më pas Mimoza publikoi një këngë me titull ‘Mu ma le fajin’ që u përfol se ishte një dedikim për ndarjen nga këngëtari.
Mirëpo duket gjithçka nuk ka mbaruar me kaq, Seldi ka publikuar së fundmi promon e klipit të tij më të ri, në bashkëpunim me vajzën e Sabianit, Keisi Medini.
Ajo çfarë bie në sy është titulli i këngës ‘S’ka dashni’. Kur ai ishte i lidhur me Mimozën realizuan këngën ‘Dashni’ asokohe ishin vërtet të lumtur.
Mos vallë ky është një dedikim për Mimozën? Gjithsesi koicidencaj u bënë shumë.
https://www.instagram.com/p/BsY1zitBLIw/
Link: https://www.instagram.com/p/BsY1zitBLIw/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Br28JBZhl2B/