ShowBiz

“Flokët si tas, fustani me copën e perdes” Hygerta Sako tregon foton nga fëmijëria

Sot është një ndër moderatoret më të njohura sportive në ekran, por askush nuk do e njihte me paraqitjen e dikurshme. Moderatorja e njohur Hygerta Sakon, së fundmi ka hapur arkivat.

Sako ka publikuar në rrjetet sociale një foto nga dita e parë e shkollës, kur ishte vetëm 6 vjeçe.

Hygerta nuk ka hezituar të bëjë edhe përshkrimin e fotos, ku flet me detaje për ‘trendin’ e atyre viteve.

“Flokët sikur m’i kanë prerë me tas, fustani me copën që kishte tepruar nga perdet (edhe pse qendisur mjeshtërisht nga motra) dhe duke përqafuar lulen e duke buzëqeshur gjasme se kështu më tha xhaxhi fotografi. E megjithatë edhe pse të varfër më ka marrë malli për atë fëmijërinë e pastër dhe të vërtetë”.

Link: https://www.instagram.com/hygerta_sako/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BkvonGPgtF6/