ShowBiz

“Do jap dorëheqjen nesër në Klan!” Olsi Bylyku irritohet keq: “Është ofendim…!”

Besi dhe Erjoni i kanë kurdisur pas krahëve një kamera të fshehtë Olsit, gjatë puntatës së fundit të Be Coffee.

Ata ishin gati të tre të bënin reklamën e një pijeje alkoolike e në fund do të merrnin zarfat me para si shpërblim për punën e tyre.

Sapo i hapën Erjoni dhe Besarti mbetën tepër të kënaqur duke fituar nga 500 euro secili. Ndërkohë që Olsi Bylyku u mërzit, pasi në zarfin e tij pa vetëm 50 euro.

“Kjo reklamë nuk del. Nuk ka shanse. Është ofendim. Unë jap dorëheqjen nesër në Klan!” u shpreh ai i irrituar.

Pasi kolegët e lanë pak çaste të shfryhej, madje i ofruan edhe paratë e tyre që t’i ndanin përgjysmë, Olsiy iu komunikua se ishte viktimë e një kamere të fshehtë.

Momentet e tensionit që përjetoi aktori i ri janë për të mos u humbur.

Link: https://youtu.be/H-U2HLt-WLc?t=1805

Burimi i fotos kryesore:  ©TvKlan