ShowBiz

Fifi befason me një fakt prekës: “…kurrë s’më kanë dashur”

Fifi padyshim është një ndër artistët më në zë dhe ndër më të pëlqyerat të kohëve të fundit. Talenti i saj në interpretim dhe frymëzimi i saj “bio” për të shkruar tekste, i kanë dhënë shumë sukses dhe afinitet me publikun.

Kënga e saj ‘Psikopatja jote’ mori miliona klikime në Youtube të gjithë u bënë kuriozë për titullin aspak të zakontë, për të cilën Fifi shpjegoi se nuk ka femër në botë që nuk sillet si e tillë me partnerin e saj, duke e kontrolluar çdo veprim , ndaj dhe kënga kishte marrë një titull të tillë.

E ftuar së fundmi në emisionin ‘Nin’ këngëtarja ka bërë një rrëfim prekës në lidhje më marrëdhëniet e saj të dashurisë, pasi ka treguar se ka qënë ajo që ka dashur më shumë, ndërsa atë nuk e kanë dashur kurrë.

’Kënga Psikopatja jotë është krejt pikëpyetje, a je ti a sje? Se kurrë s’më kanë dashur, gjithmonë vetëm unë kam dashur’, ka rrëfyer Fifi, duke bërë shumë përshtypje.

Link: https://youtu.be/A5jZqv-BbPg?list=PLkbYqy6vnNgdetDXsW-vdqMCTBfOVGZvo&t=6

Link: https://www.youtube.com/watch?v=GlWjfO30zLM

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BsjRJ06nlP2/