Moderatorja e njohur Elita Rudi, është në pritje të ëmbël dhe shumë shpejt do të bëhet nënë për herë të parë.
Së fundmi, në rrjetet sociale po qarkullon një sfidë e re, e cila konsiston në transformimin që një person ka pësuar sot në krahasim me 10 vite më parë.
E në sajë të kësaj sfide, Elita ka publikuar disa foto të ndryshme përgjatë viteve, duke filluar që nga viti 2010, në kohën kur ajo sapo kishte nisur karrierën e saj në televizion dhe nuk kishte akoma famën që ka sot.
Në këto foto, moderatorja shihet shumë ndryshe nga sa është sot, kjo edhe pasi atëherë ka qenë në një moshë shumë të vogël. Nëpërmjet fotove, Elita ka ilustruar ndryshimin e saj ndër vite pasi ka publikuar foto nga 2010 deri në 2016.
Link: https://www.instagram.com/elita.rudi/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BsTXnjCg8LK/