ShowBiz

Donte ti “shkatërronte” karrierën. Drilon Hoxha ka një mesazh të fortë për dikë

Drilon Hoxha është një ndër aktorët, regjisorët dhe producentët më të sukseshëm të momentit. Filmat e tij me metrazh të gjatë kanë rezultuar mjaft të suksesshëm dhe falë talentit dhe pasionit të tij, ai premton shumë edhe në të ardhmen. Në emisionin “Late Night Show” me Kastro Zizon, në Ora News, ai pohoi se shkak për këtë sukses u bë një zotëri që e shtyu Drilonin të provojë të hyjë në botën e artit.

Drilon Hoxha: Ishte një person që mua më zbuloi pa shkuar tek spektakli. Unë punoja më parë kamarier dhe më thoshte lëre këtë, provoje, mund të ishte skenograf. Unë e vlerësoj shumë sepse ai ishte shtysa.

Po i njëjti person, që tashmë është një mik i mirë i Drilonit, i dha këshillë që të mos qëndronte tek spektakli i humorit “Portokalli” pasi dikush donte ta pengonte karrierën e tij.

Drilon Hoxha: Unë mendoj këtë, çdo njeri që mundohet të të bllokojë, sado të mundohet, vetëm Zoti e bllokon njeriun, jo diçka tjetër.

Link: https://youtu.be/Ras-cFpZAqM?t=463

Burimi i fotos kryesore:  © Ora News