ShowBiz

Fjoralba Ponari flet hapur për të dashurin: “U pendova…”

Fjoralba Ponari është një nga bukuroshet më të lakuara të ekranit të Top Channel.

Fundvitin e shkuar, për festa, Fjoralba publikoi për herë të parë një foto bashkë me të dashurin e saj, të cilit ia kishte mbuluar fytyrën.

Së fundmi, moderatorja ka qenë e ftuar në emisionin “Wake Up”, prej nga ku ka deklaruar se është penduar që e postoi foton me të dashurin, pasi ai ishte një moment dobësie.

“Që unë jam në një marrëdhënie ky nuk është sekret. Jam prej kohësh, thjesht kam dashur që partneri im të mos jetë pjesë e mediave. Ai nuk ka zgjedhur këtë rrugë. Ai momenti i fotos që publikova ishte një moment dobësie, sepse e kisha larg. Por më pas u pendova që e postova”, u shpreh moderatorja bukuroshe.

Link: https://youtu.be/Gt-wPxTcOcE?t=53

Link: https://www.instagram.com/fjoralba.ponari/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BryJz6enXYz/