Supermodelja Kendall Jenner, është bërë pjesë e sfidës ’10 year challenge’.
Bukuroshja ka treguar edhe më herët për problemet e saj me lëkurën, por fansat janë ‘shokuar’ teksa kanë parë foton e saj të 10 viteve më parë.
Fytyra e supermodeles është e mbushur plot me akne, të cilat duken shumë qartë, ndërkohë që ditët e sotme ajo ka një lëkurë pa probleme.
‘Unë isha 13 vjeçe dhe vrapoja në shtëpi duke qarë përditë, sepse njerëzit më ngulnin sytë për lëkurën time’, ka shkruar Kendall poshtë fotos.
Me anë të kësaj fotoje Kendall ka dhënë edhe një mesazh frymëzues për të gjithë të rinjtë, të cilët nuk duhet të stepen përballë problemeve.
Link: https://www.instagram.com/kendalljenner/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bi2Yg2El2yj/