Sot është një ndër këngëtaret më të njohura shqiptare, por simpatinë e ka pasur që fëmijë.
Këngëtarja e njohur Vesa Luma është kthyer pas në kohë dhe ka hapur arkivat duke publikuar këto imazhe. Vesa duket një vajzë bjonde shumë e ëmbël, tipare që i ka ruajtur edhe sot.
“Vesa e vogël”, shkruan këngëtarja.
Ndërkohë së fundmi është kthyer tashmë në një sfidë hashtagu ’10 vite më parë’, ku personazhe të njohur nuk kanë hezituar të publikojnë foto se si dukeshin një dekadë më parë.
Vesa ka preferuar të ndajë me ndjekësit simpatinë e saj në fëmijëri.
Link: https://www.instagram.com/p/Bs3jLVcllRh/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bs3jLVcllRh/