ShowBiz

“Stop këngëve që promovojnë drogën” – Ky koment ka revoltuar pafund Taynën

Tayna është prekur prej një komenti që është bërë publik në një television ku shkruhej që duhet të mos promovohen më këngët që kanë fjalë si droga. Duke ditur që Tayna këndon dhe përmënd këtë fjalë, është ndjerë e ofenduar dhe nuk ka duruar dot pa reaguar përmes një statusi në instagramin e saj personal.

 

Tayna shkruan: “Ne nje shtet ku vet nuk mujn me ndal perdorimin e narkotikve ose shume gjerave tjera nuk ma merr mendja qe na si artist kemi shume peshe t’madhe n’veprime t’njerzve.Na veq knojm edhe mundohemi me argetu popullaten.Une pervete nuk perdori asgje nga keto,bile as duhanin qe ju shumica e perdorni e qe poashtu eshte shume i demshem.Kush don me perdor,na sun e ndalim.Kush nuk don,na nuk mujm me shti.Tek e fundit nuk e kemi rolin e prinderve per me eduku aske.Ky eshte vetem nje zhaner i muzikes qe ka tema te tilla e qe degjohet vetem prej atyre qe e pelqejn.Ju jeni rrit me muziken Rock qe poashtu ka pasur tema te tilla.Nuk duhet me marr personale asgje qe thuhet ne tekste te kengeve.Asnjehere te rinjeve nuk iu rekomandoj te perdorin lende te tille.E femijet tuaj jane ne doren tuaj qfare i lejoni e qfare s’i lejoni me degju, me pa ose si i edukoni.Besoj qe kemi probleme ma t’mdhaja n’shtet…”

 

https://www.instagram.com/p/Bs_Vl2EA-cW/

Link: https://www.instagram.com/p/Bs_Vl2EA-cW/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BsQ6EzxABBU/