U bënë disa ditë që Instagrami i të gjithë Shqiptarëve u surprizua kur GIF-et e Luana Vjollcës u bënë publike. Te gjithë, te famshëm, fansa, kolegë filluan ti përdorin në story-t e tyre në Instagram dhe Snapchat duke bashkangjitur një nga 9 GIFet super të bukura te Luanës. Sidoqoftë, e papritur ishte ajo që ndodhi më pas. Ndonëse u duk si diçka që mori buje dhe ishte thjesht argëtuese, statistikat tregojnë se GIF-et e Luanës po arrijnë shifra shikimesh marramendëse!!
Ky inovacion për të marketuar nëpërmjet GIF-eve edhe në tregun Shqiptare duket se jo vetëm ka funksionuar mirë, por për mrekulli. Në shumë pak ditë GIF-et e Luanës kanë arritur mbi 6 milionë shikime, ku GIF-i më i shikuar numëron 1,666,922 shikime. Jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë!
Duket se Luana e ka gjetur sekretin se si të bëjë imazhin e saj të famshëm jo vetëm për të gjithë fansat e saj, por për të gjithë, edhe jashtë kufinjve. Për më tepër, në një mënyrë shumë argëtuese.
Disa nga statistikat i gjeni më poshtë:
Link i videos: https://youtu.be/nTBLiUq-4gE?t=38
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BuOq5bSj88w/