Ditët e fundit nëpër mediat sociale është bërë virale video “Taken by Abania”, ku personazhe publike promovojnë vendin tonë dhe jo vetëm, por ftojnë aktorin e filmit “Taken” Liam të vizitojë Shqipërinë.
Një nga aktorët protagonistë në videon promovuese ështe dhe Florian Binaj.
I ftuar së bashku me nismëtaren e këtij projekti Blerina Ago, në emisionin “Trokit” në Intv, aktori zbuloi disa nga prapaskenat e xhirimeve.
Ndërkohë që fliste për përfshirjen e tij në fushatë, Florjan Binaj u pyet nga moderatori rreth pagesës, duke i thënë se kishte dëgjuar se kishte marrë 5000 euro.
‘Ty të lumtë goja, por jo. Fushata ka qene falas’ – tha Flori, ndërsa Blerina shtoi duke qeshur se ai meriton më shume se aq.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=o7XPtALO2CY
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BuZPsF0lall/