ShowBiz

Në muajt e fundit të shtatzënisë, Diellza Kolgeci rrëfen “lodhjen”: E kam të vështirë…

Modelja dhe moderatorja e njohur Diellza Kolgeci është në muajt e fundit të shtatzënisë dhe së shpejti do të bëhet nënë e një vajze.

Në një intervistë për “SEVENBIZZ”, Diellza ka treguar për vështirësitë që po has në muajt e fundit.

“Jam në muajin e shtatë, por ndihem pak e lodhur pasi jam mësuar të fle rregullisht. Njihem nga ato tipa që fle shumë herët dhe kam një orar shumë të mirë. Po këto dy muajt e fundit, deri në orën 5 nuk mund të fle, jo për shkak se nuk më merr gjumi, por pozicioni është shumë i vështirë. Gratë që e kanë kaluar këtë eksperiencë e dinë. E kam shumë të vështirë pozicionin e gjumit pasi jam mësuar gjithmonë të fle në bark. Aktualisht kam shtuar 14 kilogram. Më e mundimshmja është pagjumësia. Mund të them se sot i kam vetëm 2-3 orë gjumë”,-është shprehur Diellza.

Link: https://www.youtube.com/watch?list=PLqdsNJkTKizVqsBmu-wWXk5KbNckw-VGW&time_continue=161&v=oZgeTi7PQl4

Burimi i fotos: https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10161577606235615&set=pcb.10161577608065615&type=3&theater