ShowBiz

Pas festës madhështore, Dua Lipa bën dedikimin e ndjerë për të atin

Pas festës madhështore që i organizoi babait me rastin e 50-vjetorit të lindjes, Dua Lipa ka vendosur që ti dedikojë një urim special për ditëlindje.

Këngëtarja me famë ndërkombëtare, ka bërë një dedikim mjaft të ndjerë për Dukagjin Lipën, ku i shpreh dashurinë dhe mbështetjen që ky i fundit ka dhënë ndaj saj.

“Urime babi 50-të vjetori. 50-shi kurrë s’është dukur kaq bukur, edhe me një paruke ngjyrë rozë. Faleminderit që gjithmonë ke qenë aty për ne, që ke qenë vetëm një telefonatë larg, që ke ardhur të më shohësh me nënën kur unë kam qenë në turne e që më ke dhënë përkëdhelje kur kam qenë e mërzitur për shtëpinë. Ti je dritë në jetën tonë e nuk ka fjalë mjaftueshëm për të të treguar se sa shumë të duam”, ka shkruar Dua në Instagram.

Link: https://www.instagram.com/p/Bun1uDiBbrf/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BugesfHhwzx/